850 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me sëmundje të veshkave. Kryeni këtë pyetësor në një minutë për të zbuluar nëse veshkat tuaja janë të shëndetshme.
Funksioni kryesor i veshkave tuaja është të largojnë toksinat dhe ujin e tepërt nga gjaku. Veshkat gjithashtu luajnë rol të rëndësishëm në kontrollin e presionit të gjakut, në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe në ruajtjen e shëndetit të kockave. Veshkat janë organe të komplikuara dhe të jashtëzakonshme që kryejnë shumë detyra thelbësore për të na mbajtur të shëndetshëm. Ato janë aq të rëndësishme sa nuk mund të jetoni, nëse ato nuk funksionojnë normalisht. 2
8 - 10% e popullsisë adulte ka një formë të dëmtimit të veshkave dhe çdo vit miliona njerëz vdesin para kohe nga komplikimet që lidhen me sëmundjen e veshkave.3
E megjithatë, një person mund të humbasë deri në 90% të funksionit të veshkave përpara se të shfaqë simptoma. 3
Kontrolloni nëse jeni në rrezik për sëmundje të veshkave përmes këtij pyetësori të thjeshtë online më poshtë. Bazuar në rezultatet tuaja, do të sugjerohen hapat e mëtejshëm. Ju lutemi të jeni të sigurt se përgjigjet tuaja do të mbeten plotësisht anonime.
Ky pyetësor nuk ka për qëllim të zëvendësojë konsultën mjekësore. Nëse keni ndonjë dyshim ose pyetje, ju lutemi flisni me mjekun tuaj.
Ky kuiz mbështetet nga grante të pakufizuara arsimore nga AstraZeneca dhe Boehringer Ingelheim.
Pyetësori i veshkave
Pyetja 1 nga 7:
Vuani me diabet?
Pyetësori i veshkave
Pyetja 2 nga 7:
Vuani nga presioni i larte i gjakut (hipertension)?
Pyetësori i veshkave
Pyetja 3 nga 7:
Vuani nga sëmundje të zemrës ose insuficencë
kardiake?
Pyetësori i veshkave
Pyetja 4 nga 7:
A vini re rregullisht ënjtje të këmbëve apo
fryrje/ënjtje të fytyrës?
Pyetësori i veshkave
Pyetja 5 nga 7:
A keni ndonjë familjar që ka kryer transplant të
veshkave, ka qenë në dializë ose është diagnostikuar me
dëmtim të veshkave?
Pyetësori i veshkave
Pyetja 6 nga 7:
A përdorni rregullisht medikamente pa recetë për
qetësimin e dhimbjeve?
Pyetësori i veshkave
Pyetja 7 nga 7:
A përdorni rregullisht medikamente bimore, për humbje
peshe apo ndonjë arsye tjetër?
Pyetësori i veshkave
Rezultatet – Jo në rrezik:
Ju nuk keni ndonjë faktor kryesor rreziku për zhvillimin e sëmundjes së veshkave, por ende mund të jeni në risk.
Tani e dimë se ka edhe arsye jo mjekësore pse njerëzit zhvillojnë sëmundje të veshkave, të cilat përfshijnë: 4
- Ku jeton dikush
- Ku punojnë
- Ushqimet që hanë
- Sa aktivitet fizik kryejnë
- Nëse ata janë në gjendje të marrin kujdesin mjekësor që iu nevojitet
MËSO MË SHUMË PËR PARANDALIMIN E SËMUNDJEVE TË VESHKAVE:
8 Rregullat e Arta të Parandalimit të Ditës Botërore të Veshkave
Sëmundjet e veshkave janë vrasës të heshtur, të cilat do të ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës suaj. Megjithatë ka disa mënyra të thjeshta për të ulur rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së veshkave. Shikoni 8 Golden 8 Rregullat e Arta!
JU MUND TË JENI NË RISK PËR SËMUNDJE TË VESHKAVE
Detajet e mia
Mosha ime:
Seksi im:
BMI im:
1) Vuani me diabet?
2) Vuani nga presioni i larte i gjakut (hipertension)?
3) Vuani nga sëmundje të zemrës ose insuficencë
kardiake?
4) A vini re rregullisht ënjtje të këmbëve apo
fryrje/ënjtje të fytyrës?
5) A keni ndonjë familjar që ka kryer transplant të
veshkave, ka qenë në dializë ose është diagnostikuar me
dëmtim të veshkave?
6) A përdorni rregullisht medikamente pa recetë për
qetësimin e dhimbjeve?
7) A përdorni rregullisht medikamente bimore, për
humbje peshe apo ndonjë arsye tjetër?
Çfarë mund te bëni më tej?
Bazuar në përgjigjet tuaja në pyetsor, ju keni treguar se keni një nga faktorët e rrezikut që mund të çojë në uljen e funksionit të veshkave: 4,5,6,7
- Diabeti
- Sëmundjet e zemrës
- Presioni i lartë i gjakut (hipertensioni)
- Historia familjare e sëmundjes së veshkave, transplantit të veshkave ose dializës: njerëzit kanë 2 deri në 3 herë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje të veshkave nëse kanë anëtarë të familjes me sëmundje të veshkave, kanë qenë në dializë ose kanë kryer transplant të veshkës
- Mbipesha ose obeziteti: Të qenit mbipeshë mund të çojë në probleme shëndetësore që mund të shkaktojnë sëmundje të veshkave
- Ënjtja në këmbë ose fryrja e fytyrës mund të jetë shenjë e sëmundjes së veshkave
- Medikamentet kundër dhimbjeve mund të dëmtojnë veshkat nëse merren rregullisht
- Përdorimi i rregullt i barnave bimore mund të dëmtojë veshkat
Ekzistojnë gjithashtu arsye jo mjekësore pse njerëzit zhvillojnë sëmundje të veshkave, të cilat përfshijnë: 5,8
- Ku jeton dikush
- Ku punojnë
- Ushqimet që hanë
- Sa aktivitet fizik kryejnë
- Nëse ata janë në gjendje të marrin kujdesin mjekësor që iu nevojitet
Flisni me mjekun tuaj
Kur dikush ka sëmundje të veshkave do të thotë që veshkat nuk funksionojnë siç duhet, pasi ato kanë dëmtim nga presioni i lartë i gjakut, diabeti ose probleme të tjera shëndetësore. 4
Kur konsultoheni për shëndetin e veshkave tuaja, një profesionist i kujdesit shëndetësor mund të ndjekë ABCDE për të kontrolluar - Veshka dhe zemra e ruajtur:
A = Albumina në urinë
B = Presioni i gjakut
C = Kreatinina dhe Kolesteroli
D = Diabeti (sheqeri në gjak)
E = eGFR
Këto janë disa teste që mund të kryhen në lidhje me njohjen e funksionit të veshkave: 4,9
- eGFR: Një test gjaku që mat se sa mirë veshkat tuaja largojnë mbetjet nga organizmi
- uACR: Një test i urinës që kontrollon për një proteinë të quajtur albuminë
- UPCR: një metodë fillestare për të vlerësuar eleminimin ditor të proteinave në urinë
- Testi i grumbullimit të urinës së 24 orëve
- Analiza e urines
Disa pyetje që mund të keni për mjekun që kujdeset për veshkat janë:
- A janë veshkat e mia të shëndetshme?
- A kam kryer ekzaminime kohët e fundit për sëmundje të veshkave?
- A i kam bërë analizat e gjakut dhe të urinës?
- A kam albuminë ose proteinë në urinë?
- Çfarë mund të bëj për t'i mbajtur veshkat e mia të shëndetshme?
Pyetje të tjera të rëndësishme mund të përfshijnë:
- Çfarë ndodh nëse kam sëmundje të veshkave?
- Çfarë duhet të bëj për të mbajtur veshkat e mia të shëndetshme?
- A duhet të marr medikamente të ndryshme?
- A duhet të jem më aktiv fizikisht?
- Çfarë lloj aktiviteti fizik mund të bëj?
- Çfarë mund të ha?
- A duhet të flas me një dietolog për të marrë ndihmë në lidhje me planin ushqimor?
- A duhet të marr ACE inhibitorë ose ARB* për veshkat e mia?
- Sa shpesh duhet të kryej ekzaminime dhe kontrolle për veshkat?
*ACE Inhibitorët (frenuesit e enzimës konvertuese të angiotenzinës) dhe ARB-të (bllokuesit e receptorit të Angiotensin II) janë medikamente që përdoren për të ulur presionin e gjakut dhe/ose për të ngadalësuar humbjen progresive të funksionit të veshkave që ndodh në sëmundjen kronike të veshkave (CKD). 10,11
Veshkat tuaja të mahnitshme:
Veshkat janë organe të komplikuara dhe të jashtëzakonshme që kryejnë shumë funksione thelbësore për të na mbajtur të shëndetshëm. Mësoni më shumë se si funksionojnë veshkat tuaja World Kidney Day.
Histori me probleme të veshkave:
Mësoni nga njerëzit në mbarë botën që kanë përjetuar sëmundje të veshkave të paraqitura në Ditën Botërore të Veshkave blog.
GJËRAT QË PROBABILISHT NUK I DINIT PËR SËMUNDJEN E VESHKAVE
Më shumë se 850 milionë njerëz në mbarë botën kanë një formë të sëmundjes së veshkave. 12
Diabeti dhe hipertensioni janë dy shkaqet kryesore të sëmundjes së veshkave. 13
Sëmundja e veshkave shpesh nuk ka simptoma deri në stadet e avancuara, kështu që bëni analiza për të vlerësuar funksionimin e tyre. 14
Trajtimi i hershëm mund të ngadalësojë sëmundjen e veshkave. 3
Trajtimi i hershëm mund të parandalojë gjithashtu probleme të tjera, si atak në zemër, goditje në tru ose dëmtimin përfundimtar të veshkave. 3,11
Sëmundja e veshkave ju vendos në një rrezik të shtuar të
zhvillimit të komplikacioneve kërcënuese për jetën nga
COVID-1915
Referencat
- WebMD (2018) 850 Million People Worldwide Have Kidney Disease. Available at: https://www.webmd.com/kidney-stones/news/20180705/850-million-people-worldwide-have-kidney-disease. Accessed January 2021.
- National Kidney Foundation. Are you the 33%? Available at: https://www.kidney.org/newsletter/are-you-33-percent. Accessed January 2021.
- World Kidney Day. Chronic Kidney Disease: What is Chronic Kidney Disease? Available at https://www.worldkidneyday.org/facts/chronic-kidney-disease/. Accessed January 2021.
- Kidney Research UK (2018) Kidney health inequalities in the United Kingdom: Reflecting on the past, reducing in the future. Available at: https://kidneyresearchuk.org/wp-content/uploads/2019/02/Health_Inequalities_Report_Complete_FINAL_Web_20181017.pdf. Accessed January 2021.
- World Kidney Day. 8 Golden Rules. Available at: https://www.worldkidneyday.org/facts/take-care-of-your-kidneys/8-golden-rules/. Accessed January 2021.
- National Kidney Foundation (2014) Prediabetes? What does it mean for your kidneys?. Available at: https://www.kidney.org/news/kidneyCare/Summer10/PreDiabetes. Accessed January 2021.
- McClellan WM, et al (2009) Individuals with a family history of ESRD are a high-risk population for CKD: Implications for targeted surveillance and intervention activities, American Journal of Kidney Diseases, 53(3 S3), pp100-106.
- National Institute of Diabetes and Digestive and Kidney Diseases (2016) Preventing chronic kidney disease. Available at: https://www.niddk.nih.gov/health-information/kidney-disease/chronic-kidney-disease-ckd/prevention. Accessed January 2021.
- National Kidney Foundation (2017) Tests to measure kidney function, damage and detect abnormalities. Available at: https://www.kidney.org/atoz/content/kidneytests. Accessed January 2021.
- Kidney Health Australia (2020) Chronic Kidney Disease (CKD) Management in Primary Care, 4th edition. Available at: https://kidney.org.au/uploads/resources/chronic-kidney-disease-management-in-primary-care-4th-edition-handbook.pdf. Accessed January 2021.
- Patient (2017) Chronic kidney disease. Available at: https://patient.info/kidney-urinary-tract/chronic-kidney-disease-leaflet. Accessed January 2021.
- Jager KJ, et al (2019) A single number for advocacy and communication—worldwide more than 850 million individuals have kidney diseases, Kidney International, 96(5), pp1048-1050.
- WebMD. Kidney Disease. Available at: https://www.webmd.com/a-to-z-guides/understanding-kidney-disease-basic-information#1. Accessed January 2021.
- NHS England (2019) Overview: Chronic kidney disease. Available at https://www.nhs.uk/conditions/kidney-disease/. Accessed January 2021.
- Centers for Disease Control and Prevention (2020) COVID-19 (Coronavirus): People with Certain Medical Conditions. Available at: https://www.cdc.gov/coronavirus/2019-ncov/need-extra-precautions/people-with-medical-conditions.html#chronic-kidney-disease. Accessed January 2021.
- National Kidney Foundation (2014) 10 Signs You May Have Kidney Disease. Available at: https://www.kidney.org/news/ekidney/august14/10_Signs_You_May_Have_Kidney_Disease Accessed October 2021
- National Kidney Foundation (2021) Herbal Supplements and Kidney Disease. Available at: https://www.kidney.org/atoz/content/herbalsupp Accessed October 2021